Rreth nesh

#krejtndryshe

ALTERNATIVA për Ndryshim

Parti politike e themeluar nga shumë të rinjë e të reja, intelektual e profesionist, aktivista në sfera të ndryshme te shoqërisë, të bashkuar me qëllim të ndryshimit të gjendjes aktuale pa perspektivë dhe largimit të sundimit të politikanëve postkomunistë.

Të fokusuar në një politikë lokale zhvillimore, sidomos në përmirësimin e kushteve për krijim të vendeve të reja të punës si dhe në një menaxhim më profesional të komunës.

Gjithashtu edhe në një koordinim më të suksesshëm me politikën kombëtare dhe ndërkombëtare. Jemi të përkushtuar të sjellim Europën në Preshevë.

Shpresa tek banorët e kësaj komune do të kthehet përmes NDRYSHIMIT!
NDRYSHIMI do të sjell zhvillim ekonomik, menaxhim më me efikasitet të burimeve lokale, zhvillim dhe avansim të arsimit dhe kulturës, rimëkëmbje të shëndetësisë dhe çështjeve sociale.

ALTERNATIVA për Ndryshim ka kapacitete dhe vullnet të i jetësojë këto ndryshime,

NDRYSHIMI PO VJEN!