info@ndryshimi.com | 17523 Selami Hallaci pn, Preshevë | +381 62 894 668 6

 Për kandidatin e KKSH-së, Besim Shabanin, KKSH ndau 49.690,00€ për Zbutjen e situatës në kulturë & art

Besim Shabani i PVD-së përfitues i 49.960.00€ nga KKSH

Udhëheqja e Ragmi Mustafit në Këshillin Kombëtar Shqiptar, financon “Agjensionin për Zhvillim” të Besim Shabanit, me mjetet e taksapaguesve kosovar me shumën prej 49.960.00€

 

Edhe pse agjensioni në fjalë nuk i përmbushë kriteret për të përfituar grante të mëdha, Besim Shabani si anëtar i PVD-së, kandidat për këshilltar në KKSH nga radhët e PVD-së dhe ish koordinator i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal, është përfitues i donacionit nga Qeveria e Kosovës.