info@ndryshimi.com | 17523 Selami Hallaci pn, Preshevë | +381 62 894 668 6

 Shoqata e mikut (vëllaut të gruas) së Shpat Aliut, kushëririt të Ministrit Aliu, përfitues i 25.000€ nga KKSH

Milionat e Qeverisë së Kosovës në xhepat e familjarëve të ministrit Liburn Aliu

Shoqata e mikut (vëllaut të gruas) së Shpat Aliut, kushëririt të Ministrit Aliu, përfitues i 25.000€ nga konkursi skandaloz i KKSH

Nga përvoja e predikimit moral të ministrit n’Qeveri tek milionat e rezervuara për familjarët, për ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Kosovës, Liburn Aliu, dhuratë e fundvitit për bashkëvendasit e vet, zgjodhi të jenë milionat e taksapaguesve kosovar.

Ndër ta, ministri u përkujdes që ndihma t’i shkojë edhe mikut të kushëririt Shpat Aliu (vëllaut të gruas), i cili, zotëron një autolarje në Bujanoc.

A.Abdullahi, shfrytëzoi nga rasti për hapjen e OJQ-së “Vatra” e cila u themelua më 6 NËNTOR 2022, vetëm 5 ditë pas hapjes së konkursit nga KKSH, nga i cili përfitoi 25.000€.